Për një gjumë të mirë bëni dush të ngrohtë dhe hani banane

Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës ka ardhur koha që ju të ndryshoni mënyrën tuaj të jetëses dhe këtë mund ta bëni nëpërmjet ndryshimeve nga më të voglat.Një këshillë mund të jetë që të bëni një shëtitje dhe të gatuani një vakt të shëndetshëm vetë nga e para. Por kjo me siguri ndodh rrallë për shkak të jetës suaj të zënë.Ajo që iu streson më shumë është edhe pasi keni punuar ju nuk e ndani nga dora celularin tuaj me internet dhe chatime pafund.Rezultati i kësaj është shtimi i nivelit të stresit dhe paaftësia për tu çlodhur, për të fjetur gjumë ashtu siç duhet.Gjumi është njësoj i rëndësishëm si ushqyerja mirë. Mosmarrja e mjaftueshme e gjumit sjell pasoja si humbjen e kujtesës, konfuzion, tension i lartë i gjakut, trashje, sëmundje kardiovaskulare dhe depression.Çfarë duhet të bëni për të pasur një gjumë të mirë? Ja disa nga këshillat më të mira.Hani ushqime që kanë sa më shumë hekur dhe kalcium si spinaqi dhe lakër jeshile.Çdo darkë konsumoni në vaktin tuaj sallatë ose përpara se të shkoni për të fjetur. Trupi ka nevojë për vitaminë B6 dhe këtë mund ta gjeni në peshk si salmon ose tuna.Konsumoni gjithashtu bukë ose makarona që stomaku juaj të ndihet mirë. Gjithashtu çaji kamomil është pija e duhur për tu relaksuar.Fikni televizorin, laptopin dhe çdo mjet që lëshon dritë elektrike. Kjo lodh sistemin nervor.Dëgjoni muzikë 30 minuta përpara se të flini. Preferohet muzikë e lehtë dhe relaksuese.Bëni një dush të ngrohtë. Të gjitha energjitë lodhëse të ditës do të shkarkohen dhe ju do të ndiheni më të freskët.Në vend të konsumimit të qumësht, hani banana. Ky frut me kalcium do iu ndihmojë për tu relaksuar.