Gjysma e femrave nuk ‘gjejnë’ dot vaginën, 65 % kanë turp ta thonë si fjalë

Më shumë se gjysma e femrave nuk janë në gjendje të emërtojë vaginën në një diagramë mjekësore, ndërsa 65 % e tyre ndihen në siklet të shprehin fjalën ‘vaginë’.Teksa gjinekologët mundohet të rrisin ndërgjegjësimin tek femrat ndaj prekjes së kancerit, anëtarët e organizatës ‘Eve Appeal’ ngrejnë shqetësimin se vajzat e reja duhet të njohin shenjat paralajmëruese të prekjes nga kanceri në mitër, vezore, vaginë apo edhe në qafën e mitrës.Në 1.000 femra të moshës 26-35 vjeç, vetëm gjysma e tyre janë në gjendje të emërtojnë saktësisht vaginën ndërsa vajzat më të reja të moshës 16-26 vjeç nuk janë në gjendje të  citojnë asnjë simptomë të kancereve gjinekologjike. Gati 40 % e kësaj grupmoshe përdorin pseudonime në vend që të përdorin fjalën ‘vaginë’.Helena Morrisey kryetare e organizatës  ‘Eve Appeal’ shprehet se “Nëse femrat kanë turp të përmendin ose të flasin për vaginën me siguri që kanë turp edhe të shkojnë tek gjinekologu dhe se duhet më shumë punë që ata të flasin për shqetësimet dhe kancerin që prek organet gjenitale të tyre”.