Rrushi, fruti i jetëgjatësisë dhe i kënaqësisë

Rrushi  quhet fruti i jetëgjatësisë, kënaqësisë dhe detoksikimit, është shumë i pasur me polifenole të cilat i japin vlera antioksiduese dhe anti inflamatore të çmuara.Në saj të efekteve diuretike konsiderohet frut që ndihmon në shkarkimin  e lëngjeve dhe neutralizon efektet anësore të konsumimit të tepruar të kripës, ndërsa farat e rrushit janë vërtetuar se kanë efekt kundër qelizave kancerogjene.Rrushi i kuq përmban më shumë antioksidantë se sa rrushi i bardhë, por lëngu i rrushit të bardhë është ideal për një aparat tretës delikat. Gjtihashtu lëngu i rrushit të bardhë është ideal edhe për fëmijët e vegjël të cilët sapo kanë filluar ushqimin.