Avokado, një armë e përsosur kundër plakjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2014, 19:24
Në bazë të studimeve të fundit avodado mund të jetë arma e përsosur në luftën kundër plakjesdhe shumë sëmundjeve të tjera.Sipas ekspertëve të biologjisë molekularë vaji i avokados ka fuqinë për të luftuar radikalet e lira që janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit, pasi ajo depërton deri në mitokondri.Radikalet e lira kanë si qëllim shkatërrimin e mitokondrisë duke ndaluar prodhimin e energjisë në vetë qelizën e cila më në fund vdes, dhe vaji i avokados i mundëson qelizave të mbijetojnë edhe kur janë të ekspozuara ndaj përqindjes së lartë të hekurit, të cilën e prodhojnë radikalet e lira.