Disa nga arsyet përse bamjet na bëjnë mirë
Shumë pak persona e dinë se bamjet kanë veti kuruese për shumë sëmundje si për ato respiratore, sistemin urinar, diabetin, hipertensionin, dhe kjo sidomos për moshat e treta.Në bazë të statistikave botërore, bamja hyn tek ushqimet më të refuzuara sipas raportimeve të preferencave ushqimore dhe ja disa arsye përse bamjet duket të jenë pjesë e pandarë e dietës suaj gjatë këtij sezoni.Të dhënt mjeksore tregojnë se bamjet luftojnë deri në tre lloje kanceri, atë të gjirit, të prostatës dhe kancerit të lëkurës, gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit në aparatin tretës.Ndihmojnë në trajtimin e diabetit duke ndikuar në përthithjen e sheqerit nga aparati tretës, përmirëson rregullsinë e aparatit tretës në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, ushqejnë mikroflorën e aparatit tretës duke përforcuar kështu imunitetin tuaj si dhë janë një ushqyes përfekt me vitaminë C për lëkurën.Gjithashtu renditen si një ushqim të përsosur për gratë shtatzëna pasi janë të pasura me folate dhe vitaminën B-6.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter