Ebola, kura eksperimentale jep rezultat te amerikanët e infektuar
Një lloj lënde narkotike eksperimentale e cila u testua te dy punonjësit amerikanë të infektuar me virusin vdekjeprures Ebola, duket se rezultoi efektive. Një zyrtar nga Spitali Universitar Emory në Atlanta, gjatë një konference për mediat e cilësoi si ”mrekulli” përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy amerikanëve duke shtuar se ekspozimi i tyre në ambiente publike tashmë nuk përbën rrezik për shëndetin publik të komunitetit, shkruan kështu 'NBC NEWS'.Pacientet i janë nënshtruar trajtimit mjekësor eksperimental me origjine nga Kalifornia, i ashtuquajtur ZMAPP, premtues në majmunë por klinikisht i pa testuar deri me sot në njerëz. Ekspertë të fushës apelojnë për kujdes në përdorimin e lëndës ZMAPP te të infektuarit e tjere.Pavarsisht përhapjes masive të këtij virusi të rrezikshëm, në zonat e Afrikës perendimore, madje dhe Europë e SHBA, autoritetet nuk kanë vënë ende në dispozicion kurë ose vaksinë të testuar që do të parandalonte bartjen e këtij virusi infektiv.Deri më tani Ebola besohet se u ka marrë jetën të paktën 1300 personave në Afrikën Perëndimore. Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në shtetin e Liberisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter