Vakti i mëngjesit më i parëndësishmi, nuk ndikon në organizëm
Është njohur si vakti i cili ka ndikim për organizmin gjatë ditës dhe veprimtaritë që ne do zhvillojmë. Por mëngjesi mund të mos jetë aq vital pas të gjithash, dhe kjo ka rezultuar sipas disa kërkimeve të reja.E kundërta që njerëzit besojnë, studimi ka gjetur se vakti i parë i ditës ka një ndikim shumë të vogël në konsumimin e vakteve të ndërmjetme apo racionet e ushqimeve me vonë. Të hash mëngjes nuk ndikon aspak në metabolizëm.Ndoshta kjo bie në kundërshtim me atë çfarë na është thënë gjatë gjithë jetës për vaktin e mëngjesit por tani kërkuesit e Universitetit të Bath sugjerojnë se ata që mbajnë dietë mund të hanë një mëngjes të plotë sepse kjo nuk ndikon në peshën e tyre.Ata bënë një eksperiment me njerëzit që hanin mëngjes dhe me ata që nuk hanin. Kërkuesit zbuluan se të gjitha kaloritë e vaktit të mëngjesit zhdukeshin dy orë pasi ata kishin ngrënë duke bërë që ky ushqim të mos ketë asnjë ndikim në organizëm.