Truri është përgjegjës nëse ushqehemi shëndetshëm

Truri mund të jetë i aftë të zgjedhë ushqime të shëndetshme për të pasur një trup më në formë. Kjo ka të bëjë me dietat e njerëzve që kanë preferenca për ushqime me kalori të larta, kanë pohuar hulumtuesit.Ata besojnë se është e mundur për të krijuar një plan dietë të kundërt me fuqinë e varjes nga ushqimi i dëmshëm - dhe për të rritur preferencën tonë për ushqime të shëndetshme.Shkencëtarët e kishin menduar më pare se këto efektete ishin shumë më të vështira për ti ndryshuar."Ne nuk e fillojmë më ushqimin duke dashur patate të skuqura dhe duke urryer, për shembull, makarona gruri," tha autori Susan Roberts një profesor në Shkollën Friedman."kjo varësi ndodh me kalimin e kohës në përgjigje të të ushqyerit - në mënyrë të përsëritur, ne e vendosim këtë".Shkencëtarët kanë dyshuar se qarqet e varësisë ndaj ushqimit janë të vendosura shumë kohë më përpara, dhe e gjithë kjo ushqyerje mund të jetë e vështirë ose e pamundur për tu ndryshuar.Në këtë mënyrë njerëzit që kanë fituar peshë në një jetë jo të shëndetshme ushqimore dhe tundimit për të ngrënë ato që i pëlqejnë mund ta kthejnë këtë duke ia “mbushur” mendjen vetes se ushqime të tjera do të jenë të duhura për ta.