Përurimi presidencial, tashmë rutinë për Sasha dhe Malia Obamën

Çfarë mund të jetë dukur si fillimi i një aventurë të re emocionuese katër vjet më parë për Sasha dhe Malia Obamën, tani është kthyer në rutinë.Ndërsa ati i  tyre mbante fjalimin e tij të dytë përurues, kamerat televizive kapën 11-vjeçaren Sasha duke iu hapur goja si përgjumë. Ajo gjithashtu përshëndeti atin të saj, duke i thënë me mendje, sipas fjalëve të saj "mos ngatërro fjalët", kur ai privatisht bëri betimin zyrtar të dielën për në Shtëpisë e Bardhë.14 vjeçarja Malia, me veprimet e saj, bëri gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo rastësisht u kap nga kamerat duke kërcyer meritmin e muzikës së bandës së marshimit dhe duke marrë  në fotografi të babait të saj me telefonin e saj celular gjatë paradës së përurimit.Pavarësisht se jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me limuziba dhe rrethuar vazhdimisht nga roje të Shërbimit Sekret, Michelle Obama thotë se po përpiqet t'u japë bijave të saj një jetë normale sa më të paprekura që të jetë e mundur nga statusi i tyre si fëmijët e presidentit.