Koalicioni i Merkel, humb në zgjdhjet shtetërore

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur sërish.  Kundërshtarët e qendrës së majtë kanë marrë një fitore të ngushtë në zgjedhjet e landit gjerman të Saksonisë së Jugut.Social Demokratët dhe Gjelbrit fituan një shumicë vendesh në këtë land, një rajon prej tetë milionë njerëz në veri-perëndim të Gjermanisë.Zgjedhja është parë si një parashikim për zgjedhjet kombëtare në shtator.Kjo humbje ka ngritur këmbanat e alarmit për kancelaren thonë analistët. Partia e Merkele ka humbur një numër të zgjedhjeve në disa lande, e ndërsa jo kërkon një mandat të tretë si kancelare e Gjermanisë.David McAllister, kreu aktual i qeverisë në landin e Saksonisë së Jugut dhe aleat i ngushtë i Kancelares Merkel, ishte duke shpresuar për një rizgjedhje.Që kur Angela  Merkel u rizgjedh si kancelare në vitin 2009, partia e saj CDU ka pësuar dështime në zgjedhjet shtetërore të fundit në krahasim me socialdemokratët.