Dhuna në Siri, Rusia evakuon qytetarët e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 22:39
Rusia do të dërgojë dy aeroplanë në Bejrut për të evakuuar qytetarët rusë nga Siria.Ministria për Situata Emergjente ka thënë se dy aeroplanët e saj do të fluturojnë drejt kryeqytetit libanez të martën, për të sjellë më shumë se 100 rusë në vend.Rusia ka qenë aleat kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim në mars të vitit 2011.Njoftimi i sotëm vjen pasi shefi i Ligës Arabe, Nabil Al-Araby, ka thënë se misioni i të dërguarit ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, nuk ka dhënë ende “rreze shprese” për fundin e gjakderdhjes.Kombet e Bashkuara thonë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në konfliktin e Sirisë.