Rusia bën bilancin e shitjes së armëve për 2012: Mbi 15 mld $ eksport

Rusia ka bërë të ditur se eksportet e saj të armëve në vitin 2012 kanë gjeneruar më se 15 miliardë dollarë.Aleksandr Fomin, nga Shërbimi Federal për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak, ka thënë se vendi ka shitur 15.16 miliardë dollarë armë në vitin e kaluar - afro 12 për qind më shumë se planifikimet.Fomin ka thënë se shifra është vetëm “vlerësim paraprak” dhe se vlera përfundimtare do të publikohet në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit.Ai nuk ka dhënë detaje për blerjet individuale të vendeve, por ka thënë se në mesin e konsumatorëve të rinj gjatë 2012-ës kanë qenë: Gana, Omani, Tanzania dhe Afganistan