India rishqyrton marrëdhëniet me Pakistanin

India është duke rishqyrtuar lidhjet me Pakistanin pas përplasjeve të fundit përgjatë kufirit të përbashkët në rajon e diskutueshëm të Kashmirit.Kryeministri indian, Manmohan Singh, ka deklaruar se rishikimi nxitet nga "vrasja çnjerëzore" e fundit e ushtarëve indianë nga forcat pakistaneze në Kashmir.Duke folur gjatë konventës së Partisë të Kongresit qeverisës, Singh tha se Nju Delhi ka dëshiruar marrëdhënie miqësore me Pakistanin, por i bëri thirrje rivalit të vjetër që të dëshmohen se edhe ata janë për paqe.Të paktën tre ushtarë pakistanezë dhe dy indianë janë vrarë në përleshjet në Kashmir që kanë filluar nga 6 janari. Ky është pershkallëzimi më i madh i situatës që nga armëpushimi i vitit 2003.India e ka akuzuar Pakistanin se i ka prerë kokën një ushtari të saj, një akuzë e cila mohohet nga ana e Pakistanit.