Fansi i çmendur pas Januzaj nuk vesh bluzën e lojtarit pasi ndryshoi numrin
Një fans i futbollit ka refuzuar të veshë bluzën e tij të Manchester United pasi lojtari i tij i preferuar ka ndryshuar numër uniforme.James Collins 8 vjeç ka frikë se do të tallet nga shokët pasi Adnan Januzaj ka ndryshuar numrin e bluzës së tij nga 44 në 11 para disa kohësh.Djali i vogël i cili kishte kursyer paratë që të blinte bluzën me emrin e lojtarit me origjinë shqiptare, ndihet shumë i zhgënjyer pasi tashmë prindërit e tij nuk do mund t’ia blejnë atij një bluzë tjetër sepse kushton shumë.“Ne kemi bërë kërkesë në clubet sportive të veshjeve të skuadrës së Manchester United për të ndërruar bluzën e Januzaj dhe të marrin atë të renë me numër 11, por kjo nuk na është plotësuar”-ka thënë Cheryl, nëna e djaloshit.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter