Mësuesja lezbike përjashtohet nga shkolla sepse ngeli shtatzënë pa u martuar

Një mësuese në një shkollë katolike në Montana është përjashtuar nga shkolla për shkak se ka ngelur shtatzënë dhe ka lindur djalin e saj jashtë martese.Shaela Everson e cila në mars solli në jetë djalin e saj u përzu nga shkolla këtë javë për shkak se kishte kryer një akt jashtë ligjeve të krishtera dhe fesë së shkollës ku ajo punonte.Sipas drejtuesve të kësaj shkolle morali I krishterë mëson se sakramenti I martesës është i shenjtë dhe bashkon shpirtërisht burrin dhe gruan.“Ne mësojmë nxënësit se çfarë është martesa dhe se sa e shenjtë është ajo. Si mundet kjo mësuese ta tregojë këtë kur ka thyer ligjin?”-ka thënë një përfaqësues.Shaela e cila është gjithashtu lezbike dhe bashkëjeton me partneren e saj Marylin Tobin, e cila do hedhë në gjyq shkollën duke e akuzuar për diskriminim dhe padrejtësi.