Rrobaqepësja 99 vjeçare që s’do të vdesë pa qepur fustanin e 1000-të (Video)

Me duar të rrullosura mbi pëlhurë dhe më makinën e saj qepëse, 99 vjeçarja Lilian Weber, nga Amerika,  ka vendosur të qepë fustane të shumtë për vajzat e vogla afrikane. Secila nga veshjet e saj është e veçantë, ashtu siç është për të përvjetori i saj i ardhshëm.“Little dresses for Africa”, është organizata e bamirësisë të cilës i është bashkuar  Lilian. Kanali televiziv “WQAD 8” e ka bërë të njohur kohët e fundit angazhimin e Lilianës, duke u bërë kështu nga një njeri i thjeshtë, tashmë e njohur.Lilian ka thënë se do të shfrytëzoj çdo moment për të krijuar veshje unike, për vajzat e vogla pa mbështetje në Afrikë, kështu ajo ka treguar se ka arritur të bëjë çdo ditë nga një fustan.Në 2011-ën Lilian ka dëgjuar për organizatën e krishterë dhe ka vendosur që sëbashku më të moshurit e tjerë, t’i bashkohet për të mbështetur vogëlushet afrikane.Deri më tani pensionisteja ka arritur të realizojë 840 veshje. Në maj Lilian feston 100 vjetorin e saj, e deri në atë kohë ka premtuar se do të punojë gjatë gjithë kohës që numri i tyre të shkojë në 1000.Deri më tani organizata ka shpërndarë fustane prej pelhure në 47 vende afrikane. “Edhe vajzat në Haiti, Honduras, Tajlandë, Meksikë,  madje edhe në disa vende të Shteteve të Bashkuara janë të mbështetur nga " Little dresses for Africa"-  ka thënë  organizata, e cila ka shpërndarë  më shumë se 2.5 milion veshje.