Chris Brown qëllohet me armë, plagoset miku i tij producent /VIDEO
Producenti muzikor Suge Knight ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë në festën e organizuar në Los Anxhelos, i ftuar nga këngëtari Chris Brown.Kamarierja ka thënë se këngëtari ka qënë shënjestër e të shtënave dhe janë dëgjuar katër të shtëna armësh në West Hollywood në festën e Video Music Awards.Broën nuk ka pësuar dëmtime, por janë raportuar tre viktima, një ndër ta producenti i njohur Marion Suge Knight 49 vjeç.Por gjithçka është qetësuar teksa këngëtari 25 vjeçar është parë të largohet i shoqëruar nga njerëzit e tij, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital me ambulancë.Në festë ishin edhe Justin Bieber dhe The Game.Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje por policia ka raportuar se dëshmitarët do merren në pyetje për të mësuar më shumë nga kjo ndodhi.