“Vajza ime ka kancer”, mamaja sajon sëmundjen të mbledhë sa më shumë para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2014, 11:44
Një nënë nga Atlantic ka gënjyer njerëzit përreth por edhe burrin se vajza e saj 5 vjeçare po vuante nga kanceri.Leatha Kaye është arrestuar javën e kaluar pasi policia lokale ka zbuluar se vajza e vogël Riley nuk vuante nga asnjë sëmundje.Këtë sajim gruaja e ka nisur që në fund të vitit 2013 duke prerë flokët e vajzës dhe madje duke e trajtuar atë me vaj kanabisi i cili nuk ishte aspak i nevojshëm.Nëna ka rrëfyer se të gjithë këtë ajo e ka bërë që të mblidhte para për vajzën dhe ta çonte atë në Walt Disney World.Komuniteti i zonës ku ajo banonte ka dhuruar për vajzën 1,000 dollarë dhe duke i paguar asaj dhe familjes udhëtimin për në botën e Disney.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter