Eminem dhe Rihanna bëjnë sfidën më madhështore të akullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2014, 09:37
Një sfidë që shumë fansa e kanë pritur prej ditësh është edhe ajo e Eminem dhe Rihanna. Dy këngëtarët e njohur të cilët kanë qënë në turin e tyre të përbashkët muzikor “The monster Tour” kanë bërë sfidën e akullit “ALS Ice Bucket Challenge” në skenë përpara mijëra fansave të tyre.Eminem i cili është nominuar nga reperi Dr Dre ka bërë sfidën e tij duke nominuar edhe Mr.Porter dhe Rihanna të cilët e kanë pranuar edhe ata këtë sfidë.Publiku i ekzaltuar ka brohoritur duke marrë live sfidat e këngëtarëve të tyre të preferuar.