Beyonce shpërthen në lot kur përqafohet me burrin dhe vajzën në skenë

Beyonce ka dhënë performancën më të bukur të jetës së saj natën e mbrëmshme në MTV Video Music Awards.Këngëtarja që hapi numrin e saj me “Mine”, e shoqëruar me kërcimtarët dhe e veshur me kostumin e saj ekstravagant, magjepsi të pranishmit duke mbajtur fort titullin “Mbretëreshë”.Ajo mori dhe çmimin Vanguard Awards ku iu prezantua nga bashkëshorti i saj, reperi i famshëm Jay Z.Ai sëbashku me vajzën e vogël Blue hipën në skenë ku u përqafuan dhe u puthën me Beyonce, ku ajo u emocionua duke shpërthyer në lot.Çifti ka treguar se zërat për një divorc të tyre janë vetëm sajime teksa kanë shkëmbyer një puthje në buzë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter