Armina e dashuruar pas Dita Von Teese
Armina Mevlani është vërtetë nostalgjike për veshjet dhe stilin e viteve ’40. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku e veshur me një kostum banjoje të modës së dikurshme dhe me një model flokësh vintage ajo ka shkruar se frymëzohet nga Marilyn Monroe dhe që adhuron modelen Dita Von Teese.“#pinup #Vintage gjithmone ka qene stili im i preferuar prej shume vitesh ,ky nuk eshte thjesht nje stil por eshte edhe nje histori.Qe ne moshe te adoleshences pasioni im per femrat ikone te historise qe nga vitet 40 e me pas u be akoma me i madh kur nisa te lexoja historite e tyre ,bemat e tyre dhe perse ato ishin gjithmone me te dashurat nga publiku.Ketu hyne artiste te medha ,kercimtare burlesque si #gypsyroselee qe ishte nder te parat qe e nisi historine e ketij kercimi sensual e deri tek agjente misterioze te cilat kamufloheshin pas femrave sensuale te atyre viteve dhe ruanin me fanatziem kete stil.Historia e femres ikone nis ne ato vite,me njohura eshte Marilyn Monroe,por ka edhe shume te tjera qe nuk njihen po aq sa ajo.Ne ditet e sotme ky stil eshte zhdukur ,ndonese nxjerr anet me te bukura e sensuale te nje femre,e vetmja qe ka ditur ta ruaje me fanatizem eshte @ditavonteese e kjo eshte arsyeja pse ajo njihet ne mbare boten dhe perse edhe une e pelqej shume.”-ka shkruar Armina.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter