Reperi shqiptar Arian Asllani, shpërthen në Amerikë VIDEO
Arian Asllani, është reper shqiptar i cili prej shumë vitesh jeton në Amerikë dhe njihet me emrin Action Bronson. Ai është pjesë e disa produksioneve të njohura si “Vice Records” dhe “Atlantic Records”.Krijimi i tij i fundit është videklipi "Easy Rider", ku çdo detaj e ka ndërtuar me një kujdes dhe vëmendje të veçantë."Easy Rider" do të jetë kënga e parë e albumit i tij të ri të titulluar “Mr Wonderful”,I frymëzuar nga filmi me të njëjtin titull si kënga e tij, "Easy Rider," reperi paraqitet si një rebel shkretëtire, në kërkim të kitarës së tij të humbur.Gjatë kërkimit ai takon një amerikan autokton i cili i jep një shenjë se cilën rrugë duhet të ndjeki.Në klip dhe në këngë vërehen edhe elemente nga kënga "November Rain", e Guns N'Roses./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter