Mbante në bark skeletin e foshnjes prej 38 vjetësh
Një grua indiane mendohet të ketë patur shtatzaninë më të gjatë në histori pasi doktorët i zbuluan skeletin e fëmijës në barkun e saj.Jyoti Kumar nga India ngeli shtatzënë kur ishte 24-vjeçe në vitin 1978 dhe në atë kohë mjekët e paralajmëruan për shtatzani jashtë mitre dhe se fëmija kishte pak gjasa të mbijetonte. E friksuar nga operacioni vajza atëherë shkoi në një klinikë private ku kërkoi trajtim për dhimbjet.Me mendimin se shtatzania ishte ndërprerë pas trajtimit, ajo vazhdoi e qetë jetën e saj, por pas 38 vitesh, tashmë 62 vjeç gruaja shkoi tek doktorët pas dhimbjeve që kishte në bark dhe doktorët zbuluan se skeleti i foshnjës ishte brenda barkut të saj.Një një intervistë gruaja shprehet se ‘Ndjeja një masë të fortë në bark dhe kisha dhimbje të forta shkova tek doktori pasi kisha frikën e ndonjë tumori’.Sipas mjekëve kjo është periudha më e gjatë që një nënë mban skeletin e foshnjes në barkun e saj, pas asaj të një gruaje belge për 18 vjet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter