Një statujë në kujtim të Amy Winehouse

Një statujë për këngëtaren e muzikës Amy Winehouse do të vendoset në pranë shtëpisë së saj në Londër.Statuja prej bronzi do të zbulohet më 14 Shtator të këtij viti, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj, statujë e cila po punohet nga skulptori i famshëm Scott Eaton dhe do të zbulohet nga familjarët dhe miqtë e këngëtares.‘Arsyeja përse statuja të vendoset pranë shtëpinsë është që fansat të kenë mundësinë ta shohin atë në çdo moment’ shprehet kështu babai i këngëtares Mich Winehouse.Vitin e kaluar u çel një ekspozitë në Muzeumin ‘Jewish’ në Londër në të cilën ishte paraqitur jeta e këngëtares duke përfshirë rroba, fotografi etj.Familja e Amy-t pas vdekjes së saj në moshën 27-vjeçare në vitin 2011, ka ngritur një një fondacion ‘Amy Winehouse’ e cila iu vjen në ndihmë të rinjve që kanë probleme me alkoolin dhe drogën.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter