Femrat arrijnë kënaqësinë maksimale në seks kur e duan partnerin
Një studim Penn State Abington ka treguar se 78 përqind e femrave besojnë se dashuria e bën seksin më të kënaqshëm. Vetëm 18 përqind e grave të pyetura kanë thënë se dashuria nuk ndikon në marrëdhëniet e tyre seksuale.Sociologu Beth Montemurro ka pyetur 95 femra në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani për këtë çështje dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur se dashuria ndikon shumë në marrëdhëniet e tyre seksuale që ato të arrijnë kënaqësi maksimale.“Gratë kanë lidhur dashurinë dhe seksin si një lidhje thelbësore dhe që i bën të nidhen mirë fizikisht”-ka thënë Montemurro.Ai ka shtuar gjithashtu se kur femrat dashurojnë besojnë intimitetin e tyre dhe ndihen më mirë me veten dhe për të ndarë çdo gjë me partnerin.“Kur gratë ndjejnë dashuri, ato mund të ndihen shumë mirë teksa bëjnë seks jo vetëm sepse i besojnë partnerit por edhe se janë në rregull për të kryer seks përderisa dashuria ekziston”- ka shtuar sociologu.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter