Vuan nga ‘ALS’, dhe sfida e tij do ju bëjë për të qeshur dhe për të qarë

Gjatë javëve të fundit mediat sociale shkruajnë dhe postojnë video ‘ALS Ice Bucket Challenge’, ku njerëz të ndryshëm si politikanë, të famshëm i janë bashkur një nisme të tillë për të mbledhur fonde në kërkim të kurës për sëmundjen ALS, një sëmundje sa e rrallë aq dhe enigmatike.Një video qarkullon në internet nga Anthony Carbajal i cili vuan vetë nga kjo sëmundje e frikshme, një video që në fillim të bën për të qeshur por edhe për të qarë, një video që vërtet duhet ta shihni.Anthony 26-vjeçar tregon se pothuajse gjithë familja e tij ka vuajtur kjo sëmundje, nëna e tij gjithashtu për të cilën kujdeset vetë, madje ai shprehet se ka filluar të humbasë kontrollin e lëvizjeve tek duart, tek këmbët dhe se së shpejti nuk do të mund të ecë, madje as të marrë frymë vetë.Ai e mbyll videon me lot në sy duke thënë ‘Nuk e keni idenë se si më bën të ndihem teksa të gjithë jeni përfshirë në këtë sfidë për të dhuruar diçka në ndihmë të personave me këtë sëmundje, çdo video që hidhet në internet me këtë nismë ngre moralin e çdo personi që vuan’.http://youtu.be/h07OT8p8OikTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter