Pakurieri që u bën shërbim të pastrehëve

Një parukier nga Nju Jorku po bën një veprim humanitar duke i prerë flokët të pastrehëve në rrugë.Mark Buston 30 vjeçar i cili punon në një sallon modern në Manhattan ku punon me modele të famshme për të bërë foto seksi, por ai nuk mjaftohet me kaq.Çdo fundjavë që ka pushim djali shëtit nëpër rrugët e qytetit për të gjetur të pastrehë që tu japë atyre kontributin e tij.Mark ka punuar si parukier që në moshën 14 vjeç në garazhdin e shtëpisë së tij.Ai ka filluar të bëjë veprën e tij humanitare në maj të 2012-tës dhe ka bërë të njëjtën gjë edhe në Jamaica, Costa Rica dhe Los Anxhelos.“E bëj këtë që ata të ndihen të lumtur dhe më me konfidencë për vetën e tyre. Në fillim nuk I fotografoja klientët e mi të rrugës, por tashmë e bëj që të sensibilizoj edhe njerëz të tjerë që ti ndihmojë këta njerëz”-ka thënë 30 vjeçari.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter