Lori Hoxha tmerrohet nga fansat e saj "Kam fobi komentet e tyre"

Stilistja e re Lori Hoxha ka treguar edhe një anë të karakterit të saj. Duke postuar në Instagramin e saj një foto dhe një shkrim të gjatë poshtë tij, ka dalë kundër komenteve negative që njerëzit bëjnë dhe siç duket e kanë tmerruar atë. Ja se çfarë shkruan ajo:“Thought of the day: Shume rralle i lexoj komentet online. Me jane bere fobi, dhe kam frike te futem se mos lexoj ndonje gje qe do ma ktheje diten mbrapsht. Jo sepse ato njerez kane vlere, por sepse ti e di qe ti ke shume me shume vlera se ai koment. Dhe e di cfare vret me shume? Qe 99% te komenteve negative jane te shkruara nga femra. Me fal, jo negative, se negative eshte fjale shume e vogel, por komente me urrejtje. Po thoja, FEMRA! Femra qe do sjellin ne jete femra, e do i mesojne atyre vajzave qe te behen te zonjat e vetes dhe mos te hidhen poshte nga meshkuj e nga femra qe do mundohen ti mposhtin. Po ku do kene goje keto femra? Kur sa here qe shohin nje trendafil do ja gjejne gjembin. Kur sa here shohin nje gjemb, do thone ishte me i mire ai gjembi tjeter. Si do i thone kto femra vajzave qe jane te bukura, ashtu sic i ka bere zoti: te gjata ose te shkurtra, bionde apo brune, floke te gjata ose pa floke, e dobet apo e shendoshe. Se kuptojne keto femra qe cdo femer eshte e bukur dhe ka te drejten ta shohi veten si te tille? Se kuptojne keto femra qe nje fjale vret, e nje fjale merr dhe jete? Se kuptojne keto femra qe femrat i drejtohen kirurgut vetem prej ketyre femrave?Nuk kan degjuar keto femra per vajza e djem qe nga fjalet e njerezve qe i rrethojne i kane thene lamtumire ksaj jete e atyre njerezve qe me te vertete i donin? Me ka pelqyer nje shprehje e Enistein qe thoshte: E keqja nuk ekziston por eshte mungesa e te mires. Une jam e mbushur me te mire. Kam nje zemer qe sma pranon te keqen dhe ndoshta prandaj lendohem, e do rris vajza, ndoshta jo me te bukurat e jo me te zgjuarat, por do i rris me zemer te mire. Me idene qe vlejne me shume se nje fjale e me idene qe kur mos te duan, te injorojne. E ju zonjave ju uroj femijet me te bukur qe te mos ti shaje njeri, qe te kemi shpresa per nje bote me te mire. Bukuria nje dite do venitet e te gjithe do matemi nga bukuria e shpirtit. Pregatituni per ate dite. #StopBullying."Capture1