Bashkthemeluesi i sfidës ‘Ice Bucket Challange’ ndërron jetë

Ndodhej në një ishull pranë Massachusetts për një aktivitet bamirësie por kjo është kthyer në tragjedi për të riun 27-vjeçar i cili së bashku me miqtë e tij ishte ideatori i ‘Ice Bucket Challange’.Gjatë një incidenti Corey Griffin ka rënë në pishinë duke humbur jetën, ndonëse ndihma e shpejtë nuk vonoi ai sërisht nuk arriti të mbijetojë.Pasi shoku i tij më i ngushtë u diagnostikua me një sëmundje të rrallë ASL, së bashku me miqtë e tjerë hodhën idenë e ‘Ice Bucket Challange’, e cila ka marrë përmasa ndërkombëtare, për të mbledhur fonde për personat që vuajnë nga kjo sëmundje..Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter