Ditëlindja 22-të e Cara Delevigne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2014, 12:21
Cara Delevingne e ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të me stil, duke zgjedhur të organizojë një super party në një nga klubet më të famshme të botës, në Ibiza. Supermodelja shoqërohej nga miqtë e saj më të ngushtë dhe nga super modelet, miket e saj më të mira, Suki Waterhouse dhe Clara Paget.Vajza nga Londra, e cila së fundmi është përzgjedhur edhe imazhi i Burberry, Chanel dhe Stella McCartney, postoi menjëherë në Instagram fotot nga festa e saj ndërsa më pas janë nisur drejt "Wonderland" për të vijuar atje festimet e cmendura. Pranë fotove gjendej edhe shkrimi: "Nuk mund të isha më e lumtur se kaq".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter