Pronarja e dyqanit nuk i jep fustanet çiftit të lezbikeve "Do thyeja ligjin e Zotit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2014, 11:01
Një dyqan nusesh në Bloomsburg të Pensilvanisë është bërë pjesë e debateve në komunitetin e tyre dhe mediat online pasi kanë refuzuar të shesi fustanet e tij një çifti lezbikesh.Njëra partnere e cila ishte fyer shumë nga ky refuzim ka shkruar në Facebook-un e saj për trajtimin e padrejtë që është bërë dhe diskriminim e shitëses.Por pronarja e dyqanit Victoria Miller ka thënë se ajo nuk u ka shërbyer çiftit të lezbikeve për shkak të besimit të saj kristian.“Ne ndjejmë se duhet t’i përgjigjemi Zotit për ato që bëjmë dhe nëse unë do i jepja ato fustane për këtë martesë jot ë denjë për Zotin atëherë do thyeja ligjin e tij të shenjtë”-ka shpjeguar Miller.