Çifti transeksual bëjnë fëmijë duke përdorur organet seksuale të lindjes

Një çift transeksualësh po përgatiten që tu thonë fëmijeve të tyre kur ata të rriten që në fakt është babai i tyre që i ka lindur ata dhe personi që thërrasin nënë është babai i tyre i vërtetë.Bianca dhe Nick Bowser janë një çift i lumtur të martuarish dhe jetojnë në Kentucky me dy djemtë e tyre të vegjël.Nick 27 vjeç që lindi si femër dhe që quhet Nicole ka jetuar 7 vitet e fundit si mashkull.Ndërsa Bianca 32 vjeçe, e quajtur Jason e ka transformuar jetën e saj në një femër 11 vjet më parë.Çifti i ka prapë organet seksuale të lindjes sepse ata nuk mund të përballonin shpenzimet e operacionit.Por ata kanë bërë fëmijët e tyre, Kai 3 vjeç dhe Pax 1, për të cilët thonë se do kenë një jetë normale sepse do kenë dashuri, mbështetje dhe siguri.“Ne nuk duam më fëmijë, sepse po mundohemi ti rrisim dy djemtë tanë mirë dhe të mos u mungojë gjë.”-thotë Bianca.Çifti është martuar në vitin 2011 ku të dy vazhdojnë të punojnë si më parë, Bianca si një artiste dhe Nick si menaxher lokali.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter