Personalitet botërore i kushtojnë dedikime humbjes së Robin Williams

Shumë statuse i janë kushtuar natën e mbrëmshme humbjes së aktorit të famshëm Robin Williams.Pasi u raportuar se aktori komik u nda nga jeta pasi u gjet i vdekur në banesën e tij shumë personalitete treguan mërzitjen dhe dhimbjen për mikun e tyre.Në Twitter shkruajtën aktorë, këngëtarë, regjizorë dhe njerëz të famshëm të cilët e kishin njohur aktorin e ndjerë.Duke postuar foto sëbashku me të, gjatë eventeve të ndryshme, por edhe duke marrë pjesë në rolet e tij në filma rrjetet sociale kanë folur vetëm për humbjen e tij duke u shprehur se Robin William ishte një njeri gazmor, i çiltër dhe ai bënte të lumtur të gjithë ata që e njihnin.Robin vdiq në moshën 63 vjeçare.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter