Jennifer Lopez darkon me mikun-truprojë
Këngëtarja Jennifer Lopez ka filluar të ndihet vetëm, ndaj është detyruar të dalë dhe të darkojë me një mik të sajin, të panjohur më parë. 45 vjecarja ka dalë pa truprojat e saj, ndonëse miku i saj i ka shërbyer më së miri edhe si shoqërues edhe si truproje.Mediat shkruajnë se ajo është ndarë edhe nga i dashuri më i fundit, pas Casperit, Maksim Chmerkovskiy, pasi balerini postoi në Instagram një foto, një selfie të tijit me ish të dashurën Meryl Davis. Ata u ndanë në sezonin e fundit të "Dancing with the stars" por duket se nuk kanë mundur të rrinë dot larg njeri-tjetrit.Balerini professional 34 vjecar dhe kampionia e olimpikes 27 vjecarja Meryl, të dy njekohësisht postuan të njëjtën foto të shtunën dhe kaq ka mjaftuar për Jennifer që ta largojë Maksim nga vetja. Maksim ishte përfolur kohët e fundit si i dashuri më i ri i super starit Jennifer Lopez pasi u shfaqen përdore në një klub nate në Konektikat. Zërat duket se u përforcuan edhe më shumë muajin e shkuar kur ai u shfaq bashkë me këngëtaren në Southampton, New York, në festën për 45 vjetorin e saj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter