Të mbijetuarat e sulmeve me acid pozojnë për fushatë mode
Mbijetueset e sulmeve me acid janë mësuar të mbulojnë pjesët e fytyrës të djegura gjatë jetës së tyre, por kësaj here kjo gjë është bërë ndryshe.Ato janë bërë pjesë e një seti fotosh mode në të cilat kanë pozuar tashmë duke u ekspozuar nën aparatin fotografit Rahul Saharan.Rupa, Rita, Sonam, Laxmi dhe Chanchal kanë qënë viktima të sulmit me acid.Historitë e tyre janë të ndryshme por ato kanë ndërmarrë një nismë për të zhvilluar pasionin e tyre.Vajzat kanë pozuar të veshura me veshjet e stiluara nga vetë ato për të qënë inspirim për vajzat që kanë pasur histori të tilla dhe kanë ngelur me pasoja.Ato tregojnë gjithashtu se kanë gjetur vetbesimin dhe nuk kanë arsye që të mbulojnë fytyrën e tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter