Blake Lively gati për një fëmijë
Blake Lively do fëmijë, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. "Duhet të filloj nga puna" është shprehur aktorja 26 vjecare në intervistën e saj dhënë për revistën prestigjoze "Marie Claire" të muajit shtator.Aktorja e famshme e "Gossip Girl" ka rrëfyer dëshirën e saj të cmendur për të patur sa më shumë fëmijë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, madje edhe nëse mund të bëjë 30 fëmijë, do ti bënte me kënaqësi, edhe pse kjo do të thonte se aktorja do të duhej ti jepte fund karrierës së saj kinematografike. Bjondja bukuroshe vjen nga një familje e vogël, ajo ka vetëm një motër por gjithnjë e ka konsideruar familjen si vërtet të rëndësishme.Blake ka shpjeguar se për të "familja është zemra e gjithckaje në jetë" e se për të do të bënte gjithcka. Dhe për këtë qëllim, aktorja, bashkëshortja e aktorit tjetër Ryan, të cilët u martuan në shtator të vitit 2012, është shprehur se nuk do të presë më gjatë për të formuar një familje. Ndonëse gati 75% të kohës së tyre, cifti e kalon në sheshxhirim, 26 vjecarja tregon se në fakt asnjëherë nuk rrinë më shumë se 1 javë larg njëri-tjetrit. Blake tregon edhe për martesën e saj gati 2 vjeçare. Ndërsa rrëfen se nuk ndërmerr asnjë vendim pa e biseduar një herë me Ryan, ajo thotë se ai nuk është vetëm bashkëshorti i saj por edhe miku i saj më i ngushtë.Jeta private e çiftit në fakt ka qënë vërtet shumë e shkëputur nga karriera. Ata jetojnë vetëm në një shtëpi në Bedford në New York. Aktorja ndërkohë po merret më xhirimit e filmit "The age of adaline", që pritet të dalë në kinematë botërore vitin e ardhshëm dhe menjëherë pas përfundimit të xhirimeve, do të nisë planet e saj për të krijuar një familje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter