Kate Moss, një supermodele dhe biznesmene

Këmbet dhe trupin e tonifikuar, zakonisht Kate Moss e shfaq në evente të rëndësishme, bashkë me ecjen e saj si një mace. Por këtë herë, teksa është fotografuar nga paparacët buzë plazhit, Kate shfaqet thjesht e mrekullueshme. E veshur me një fustan të gjatë por që tregon këmbët e gjata dhe të tonifikuara, Kate duket se nuk e ka aspak problem. Pa make up dhe sërish është e mrekullueshme.Modelja 40 vjecare, e martuar me rokerin e grupit "The Kills" Jamie Hince, vazhdon pushimet e saj me familjen, madje është fotografuar cdo ditë në shoqërinë e vajzës së saj, Lila Grace, që për hir të së vërtetës, ka filluar ti ngjajë çdo ditë e më shumë. Familjarisht por edhe në shoqërinë e miqve, Kate po pushon në Formentera.E pavarësisht kësaj, kate nuk e lëshon për asnjë moment telefonin nga dora. Jo më kot pasuria e saj këtë vit është rritur nga 11.6 milion paund vjet, në 16.7 milionë këtë vit. Kate i është përkushtuar me shpirt dy firmave të saj, Tilly Church dhe Skate. Madje Kate dhe motra e saj më e vogël, Lottie, janë edhe në bisdime me redaktoren e Vogue UK, Alexandra Shulman, për ti realizuar edhe seancën e fotografive, në mënyrë që koleksioni i tyre i veshjeve, të ketë hapësirë në koperinën e Vogue.Gjatë të gjithë karrierës së saj, kate është shfaqur plot 35 herë në kopertinën e "Vogue" ndërsa tani duket se po interesohet që po aq të famshme ta bëjë edhe motrën e saj, vetëm 16 vjeç.