Rreh brutalisht të dashurën sepse sheh në ëndërr sikur ajo e tradhëton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2014, 10:01
Një burrë në Florida është prapa hekurave sepse këtë të premte ka rrahur të dashurën e tij sepse kishte parë në ëndërr sikur ajo po e tradhëtonte.E dashura e Carlos Gascon, 27 vjeçe u tha policëve se pasi ai zgjua nga gjumi ishte shumë i nevrikosur dhe menjëherë ka filluar të ushtrojë dhunë mbi të duke e plagosur rëndë edhe duke e gërvishur me thikë.Djali duke i bërtitur dhe i ka thënë asaj se e kishte parë në ëndërr duke e tradhëtuar dhe kjo e kishte bërë atë shumë keq.“Ai më preu pjesët e këmbëve me thikë, më hodhi sipër filxhanin me kafe të nxehtë dhe më kapi për qafe duke më shtyrë mbi tavolinë”-ka rrëfyer vajza.Pasi djali ka ikur nga shtëpia, viktima ka kërkuar për ndihmë.