Deklarata shokuese e koreografit "Michael Jackson më ka përdhunuar për 7 vjet"

Koreografi Wade Robson ka dhënë një deklaratë tronditëse përsa i përket mbretit të popit Michael Jackson.Mr Robson 31 vjeç ka thënë për Radar Online se është dhunuar seksualisht për 7 vjet nga Michael Jackson me të cilin ishte njohur që 5 vjeç.Ai ka deklaruar se që nga mosha 7 vjeç deri në 14 ylli i popit ka ushtruar dhunë seksuale tek koreografi ditur i mitur.Djali ka treguar se pozonte nudo gjatë abuzimit dhe këto janë të dokumentuara në foldera sekretë që i mban Gjykata e Lartë në Los Anxhelos të mbikëqyrura nga produksioni MJJ. Por në atë kohë nëse këto dokumenta zbuloheshin, karriera e Robson dhe Michael Jackson do shkatërroheshin duke përfunduar të dy në burg.Në vitin 1990 Jackson kishte ftuar familjen e koreografit për ti ofruar ndihmë pasi ishin emigrantë australianë , ku nëna e Robson u punësua ndërsa djali aplikoi për një kartë punësimi në SHBA.Mr Robson thotë se pas shumë terapive të rehabilitimit ai ka pranuar se Jackson e ka keqtrajtuar në mënyrë të tmerrshme, dhe këtë e ka pranuar pasi jeta e tij ka ndryshua.Pas vdekjes së Michael Jackson dhe lindjes së djalit të tij, koreografi ka vendosur të thotë këtë deklaratë shokuese për mbretin e popit.