Së bashku prej 62 vitesh, vdesin në pak orë diferencë nga njëri tjetri
‘Deri sa vdekja t’ju ndajë’ kjo është fraza më e përshtatshme për një çift amerikan të cilët kishin 62 vite martesë së bashku, dhe po së bashku ndërmorrën udhëtimin për në botën e përtejshme.Një histori e veçantë dashurie e Don dhe Maxine Simpson 87 dhe 90 vjeç, dëshironin t’iu tregonin nipërave dhe mbesave se edhe në momentet e fundit të jetës së tyre i mbajtën dorën njëri-tjetrit, ashtu siç kishte ndodhur gjithë jetën e tyre.Dy javë më parë Don u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij u përkeqësua dhe familjarët e sollën në shtëpi pranë bashkëshortes së tij e cila edhe ajo ishte e sëmurë me kancer. Maxine vdiq menjëherë ndërsa Don vdes katër orë më pas.‘Thjesht e mahnitshme, historia e tyre ishte një histori e vërtetë dashurie, vetëm vdekja i ndau’ shprehet i mallëngjyer nipi i Don dhe Maxine.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter