‘Dora e Zotit’, format e çuditshme të reve

Një fotograf nga Britania e Madhe David Christie ka arritur të kapë formën e çuditshme të reve pranë shtëpisë së tij, një foto në të cilën retë kanë marrë formën e një ‘dore’.38-vjeçari David shprehet se “Jam i apasionuar pas fotografisë së natyrës, kjo foto është fenomenale dukej si një dorë që depërtonte nëpërmjet reve” duke e quajtur këtë foto ‘Dora e Zotit’.“Edhe bashkëshortja ime është fotografe por kurrë nuk kemi parë që retë të merrinin një formë të tillë” shprehet 38-vjeçari David Christie i cili është gjithmonë në kërkim të shkrepjeve të veçanta.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter