Një tjetër "Captain America"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2014, 15:02
Regjisori Anthony Mackie ka zbuluar planet për vazhdimin e filmit "Capitain America", duke pohuar se aktori kryesor Chris Evans nuk do luajë rolin kryesor. Javët e fundit është spekuluar se rolin e "Captain America" pritet ta marrë Bucky Barnes (Sebastian Stan) ose Sam Wilson (Falcon Mackie) në pjesën e tretë të filmit.Duke folur për Comicbook.com, Mackie duket se ka konfirmuar që Stan do të merr rolin nga Evans. "Jam i lumtur për këtë gjë. Mezi pres ta shoh Sebastianin duke luajtur rolin e kapitenit. Mendoj se ai është një aktor shumë i mirë", ka thënë ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter