Forbes 2014, Sandra Bullock aktorja më e paguar e Hollivudit
Revista prestigjose amerikane ‘Forbes’ ka hartuar listën e yjëve të cilët kanë fituar më shumë gjatë periudhës Korrik 2013-2014 dhe në krye të listës kryeson Sandra Bullock si aktorja më e paguar e Hollivudit për vitin 2014, e cila ka fituar rreth 51 milionë dollarë.E dyta në listë renditet Jennifer Lawrence e cila ka derdhur në llogarinë e saj bankare rreth 34 milionë dollarë, në 2013 ajo ka marrë pjesë në filmat ‘American Hustle’ dhe ‘The Hunger Games’.Në vendin e tretë renditet Jennifer Aniston, e cila ka fituar një shumë prej 31 milionë dollarësh gjatë periudhës Korrik 2013-2014, ka luajtur në filmat komedi ‘The Millers’ dhe ‘Horrible Bosses’.Në vendin e katërt renditet aktorja Gwyneth Paltrow ka fituar 19 milionë dollarë. Këtë shumë aktorja nuk e ka vënë vetëm me rolin e saj tek ‘Iron Man 3’ por edhe duke pozuar për ‘Hugo Boss’ dhe ‘Max Factor’, duke lënë në vendin e pestë dy aktoret Angelina Jolie dhe Cameron Diaz, ku secila fitoi një shumë prej 19 milionë dollarësh.‘Forbes’ llogariti të ardhurat e aktoreve duke u bazuar në vlerësimet e dhëna nga agjentët, prodhuesit dhe burimeve të tjera në kuandër të biznesit, për të përcaktuar se kush fitoi më shumë në periudhën Korrik 2013-2014.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter