Jessica Alba rrëfen "Nuk jam ndjerë kurrë më e bukur"
Në moshën 33 vjeçare Jessica Alba ndjen se asnjëherë nuk është dukur më bukur dhe aktorja e ka pohuar këtë në revistën Marie Claire ku ka thënë se ndihet mirë me lëkurën e saj më shumë se kurrë.Që në momentin që ajo është bërë 30 vjeç bukuroshja ka vendosur që të mësohet me idenë.“Isha me të vërtetë e stresuar. Nuk e di përsë ishte aq e vëshirë, thjesht ndihesha e tillë”-ka shpjeguar ajo për moshën e saj.Ajo ka folur edhe për shtatzanitë e saj, dhe momentin kur solli në jetë dy vajzat Honor 6 vjece dhe Haven 3 vjec.“Por ndihem më mirë tani. Mendoj se kam ardhur në fizikun tim, pavarësisht se kam 2 fëmijë. Në fakt jam më e vogël tani sepse çdo gjë të duket ndryshe, pro ndihem më shumë si grua dhe jo me një fytyrë vajze. Kam qënë shumë topolake më përpara”-ka thënë në intervistën e saj Jessica.Aktorja e famshme ka folur edhe për burrin e saj Cash Warren.“Menjëherë jemi ndjerë miq të ngushtë. Thoja me vete “Do shkoj me këtë përson gjithë jetën sepse që tani ndihem mirë me të”. Dhe kjo ishte përpara se të dilnim si të dashur”- ka treguar bukuroshja 33 vjeçare.