Pjestari i ‘One Direction’ viziton vajzën 8-vjeçare me kancer

Harry Styles, ylli i grupit ‘One Direction’ ka realizuar ëndrrën e Campbell Hyot, një vajze 8-vjeçare e cila vuan nga kanceri në tru dhe në shtyllën kurrizore.Edhe pse i ngarkuar me koncertet e turit botëror të muzikës këngëtari ka gjetur kohë t'i plotësojë dëshirën duke vizituar vajzën e diagnostikuar me këtë sëmundje që në moshën 3-vjeçare.‘Jam e sigurtë që Harry e bëri këtë gjest jo për famë por sepse ai dëshironte vërtet të takonte time bijë’ shprehet  mamaja e vajzës e cila kishte vetëm një dëshirë të takonte këngëtarin  Harry Styles të ‘One Direction’.Ndërkohë grupi sapo ka përfunduar turin Europian të muzikës të cilët më pas do vazhdojnë turin në Amerikën Veriore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter