Salma Hayek në moshën 47-vjeçare befason pa make up
Salma Hayek bukuroshja latine, edhe në moshën 47-vjeçare befason me bukurinë e saj natyrale, teksa është fotografuar duke ecur në Los Angeles me një miken e saj.Bukuroshja latine kishte veshur një këmishë në ngjyrë jeshile kombinuar me xhinse dhe një palë sandale të rehatshme.Totalisht natyrale, pa make up me flokët lëshuar në mënyrë të çrregullt aktorja duket bukur, e këndshme dhe njëkohësisht ‘trendy’.Salma Hayek në një intervistë për Ellen Degeneres është shprehur për fiksimin e saj ndaj kafshëve e cila në shtëpinë e saj ka pothuajse nga të gjithë, mban kuaj, qen, mace, brejtës etj.Salma ka përfunduar xhirimet e filmit “Everly” e cila luajtur rolin e një gruaje të mbyllur në apartamentin e saj duke u detyruar të luftojë me vrasësin. Ajo xhiroi përkrah aktorëve si Jennifer Blanc dhe Gabriela Wright.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter