Victoria Beckham do të shesë veshjet e saj, paratë për bamirësi

Mësohet se 40-vjeçarja Victoria Beckham tashmë një stiliste me famë, ka vendosur të shesë rreth 600 veshje nga garderoba e saj, paratë e të cilave do të shkojnë për gratë e varfra.Victoria tashmë ka biseduar me portalin online ‘Net-A-Porter’ për të nxjerrë në shitje veshjet  e saj nëpërmjet këtij portali online.‘Çdo veshje që kam vendosur ta nxjerr në shitje ka një kuptim të veçantë për mua, me sjell ndërmend momente të bukura me David dhe fëmijët e mi. Shumë nga veshjet janë dizenjuar nga stilistë të famshëm enkas për mua’ shprehet me nostalgji Victoria për veshjet e saj.Shitja e veshjeve do të fillojë me datë 20 deri me 25 Gusht, dhe klientët duhet të rregjistrohen më parë online, për të pasur mundësinë t’i blejnë.Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për organizatën jo fitim-prurëse 'Mothers2mothers', organizatë e cila trajnon madje dhe punëson nëna të cilët janë të diagnostikuar me sëmundjen “HIV”.Shtëpia e ankandeve ‘Christie’ ka vlerësuar veshjet e Victorias, e cila do të shfaqë në ankand me anë të ofertave të mbyllura, 10 veshjet e saj më të mira mes të cilëve do të jetë një fustan I bardhë nga ‘Dolce & Gabbana’ të cilën Victoria e ka veshur në vitin 2003 ‘MTV Music Awards’.Beckham shprehet gjithashtu se është më e rëndësishme të mbledhim para për njerëzit në nevojë sesa t’i ruajë veshjet për vajzën e saj të vogël Harper.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter