Lara Stone pozon për Vogue
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2014, 12:46
Është një nga super modelet më të kërkuara të momentit në industrinë e modës. Së fundmi ajo ka pozuar si një super divë për kopertinen e të ashtuquajtures ‘bibla’ dhe ikona e modës botërore, Vogue.Bëhet fjalë për modelen Lara Stone e cila ka pozuar për revisten Vogue. Modelja gjermane ka pozuar në këtë set mes dy ujqërve, njërin pas trupit dhe tjetrin që e përkëdhel me duar.Ajo mban të veshur një fustan të dizenjuar nga Versace, që kushton plot 1436 paund. Me flokë të lagur dhe me shumë pak tualet, Lara ka lënë të dalë në pah bukurinë e saj, me fizik të mrekullueshëm, ndonëse ka kaluar 1 vit që kur ajo solli në jetë Alfredon.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter