Peshkatari arrin të kapë një balenë-peshkaqen
Një peshkatar nga Kina teksa ka qënë duke peshkuar peshq ka arritur të kapë në rrjetën e tij një krijesë gjigande, një balenë-peshkaqen.I befasuar dhe i kënaqur ai ka arritur të kapë krijesën gjigande duke e lidhur me kamionçinën e tij për të reklamuar guximin e tij nëpër qytet, banorët e të cilit nuk kanë ngurruar të shkrepin foto për ti hedhur në rrjetet sociale, për të bërë më pas xhiron e botës.Besojnë se peshkatari së bashku me ekujpazhin e tij ka dashur të shesë balenën-peshkaqen me një çmim prej 1900 paundë, gjatësia e së cilës arrin deri në 5 metra.Departamenti i peshkimit në Fujian, një provincë në Kinën juglindore, shprehet se tregtimi i këtij lloj peshkaqeni është i ndaluar dhe futen në klasifikimin e kafshëve ujore të mbrojtura nga shteti.Kjo lloj kafshe balenë-peshkaqen jeton mesatarisht 100 vjet dhe arrin në një gjatësi deri në 10 metra.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter