Avril Lavinge një diamant 17-karat në përvjetorin e martesës.
Në 1-vjetorin e martesës së saj këngëtarja Avril Kavinge ka marrë dhuratë një unazë diamanti 17-karatësh nga bashkëshorti i saj Chad Kroeger.Kjo dhuratë e ka befasuar dhe surprizuar njëkohësisht këngëtaren e cila menjëherë ka postuar në Instagram për ta ndarë me fansat gëzimin e saj.Gjithashtu ajo shkruan: “Nuk po e besoj që mora dhuratë një unazë diamanti 17 karatësh në përvjetorin tonë të parë të martesës, E dashuroj bashkëshortin tim”.Në fillimet e karrierës Avril ishte një vajzë rrebele por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar pasi është bërë zonja Koreger, dhe për më tepër merr dhurata të tilla shumë të shtrenjta.Pavarësisht se është gëzuar për këtë super dhuratë, në jetën profesionale nuk duket se ka shumë sukses, pasi albumi i saj i fundit dhe videoja ‘Hello Kitty’ jo vetëm që nuk u prit mirë nga fansat por mori dhe kritika të shumta, por të paktën bashkëshorti i saj mundohet ta gëzojë më dhurata shumë të shtrenjta.